Hapja e derës së shkollës për fëmijët e “harruar” nga sektori publik
Pa shkollë, nuk ka të ardhme
Qindra mijëra fëmijë te komunitetit Rom jetojnë në varfëri ekstreme në të gjithë Europën Jug-Lindore, shumica prej tyre në komunitete ku prostitucioni dhe shfrytëzimi kriminal janë shume te perhapura. Mijëra familje te komunitetit Rom nuk kanë qasje në kopshtet publike, të cilat janë të domosdoshme për zhvillimin e hershëm të fëmijëve. Si pasojë, këta fëmijë mbeten prapa në systemin arsimor dhe shpesh përfundojnë në një jetë të izoluar dhe të varfër, ndërsa komunitetet e tyre kthehen në nje lloj kurthi pa dalje.
Hapja e derës së shkollës
Programi ynë për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme përfshin kopshte të veçanta të përshtatura për secilin komunitet. Duke punuar me të gjithë familjen, synojmë t’i frymëzojmë për rëndësinë e mësimit dhe të hapim një rrugë jetike drejt arsimit për fëmijët e perjashtuar nga sektori publik.
Si funksionon Programi për Edukimin Fillor
Programi bazohet në ndërtimin e kopshteve të përshtatura për nevojat specifike të komuniteteve. Duke bashkpunuar edhe me familjet e ketyre femijeve, qellimi jone eshte qe ti frymzojme per te fituar dituri nga mesimi, gje qe e cila do tu hapi rruge shume te rendsishme per ne systemin e arsimor.
Ekipet Specialiste
Një përzierje e eksperiencës dhe njohurive vendore është thelbësore për suksesin e programit.
Mësimdhënia
Fëmijët mësojnë shkrim-lexim bazë, matematikë elementare dhe, perms lojes, zhvillojnë aftësitë e nevojshme për të qenë të përgatitur për shkollën fillore.
Familjet
Përgatitim prindërit që të ndihmojnë fëmijët e tyre të mësojnë me vetëbesim dhe të zhvillohen me sukses.
Komuniteti
Nxisim pjesëmarrjen dhe rrisim vetëdijen për rëndësinë e arsimit në të gjithë komunitetin.





